Thirrje për aplikim për trajnim në ndërmarrësi për të rinjë

Posted on: November 20, 2017 Posted by: admin Comments: 0

Thirrje për aplikim për trajnim në ndërmarrësi për të rinjë

 

 

Thirrje për aplikim për trajnim në ndërmarrësi për të rinjtë e moshës 16 – 28 vjeç nga Prizreni, Suhareka & Dragashi

Vendi: Kompleksi për Kulturë dhe Zhvillim ,,Europa’’sheshi shatërvan Prizren
Data: 29 Nëntor – 3 Dhjetor

Nëse jeni të rinj mes moshës 16 dhe 26, keni një ide kreative për fillim biznesi mirëpo keni nevoje për ndihme rreth përpilimit te plan biznesit atëherë ju ftojmë të aplikoni në trajnimin tonë 5 ditor për ndërmarrësi.

Inkurajohen  të aplikojnë  të rinjtë e margjinalizuar (të rinjtë me aftësi të kufizuara, të rinjtë që jetojnë në kushte të vështira sociale, të rinjtë me qasje të kufizuar në edukim)

Trajnimi do te mbahet ne Prizren nga data 29 Nëntor deri me datën 3 Dhjetor.


Trajnimi do të zgjasë 5 ditë, në këto module:

  1. Ndërmarrësi
  2. Marketing
  3. Plan biznesi
  4. Planifikim financiar

Gjatë trajnimit kandidatët do të zhvillojnë një plan të mirëfilltë të biznesit, Projekti përkrahet nga Ministria e Administrimit te Pushtetit Lokal dhe implementohet nga Organizata për Avancimin e Programeve Alternative

Të gjitha shpenzimet janë të mbuluara nga Organizata OAPA

Për aplikim plotësoni Aplikacionin online

Për pyetje shtese kontakto  organizataoapa@gmail.com ose +377 (0) 44 387 849

 

Afati i fundit për aplikim: 25 Nëntor 2017

 

Apliko tani!

 


Na ndiqni ne Facebook